Në Viti po vazhdohet me realizimin e projekteve infrastrukturore

VitiPostuar: 15:00 / 20.12.2023

Me këtë rast është bërë asfaltimi i degëzimit të rrugës “Lidhja e Prizrenit” dhe “Rruga e Lisit” në Viti.

Gjithashtu punimet infrastrukturore po bëhen edhe në rregullimin e trotuarit përgjatë rrugës Sadovinë e Jerlive- Sadovinë e Çerkezëve.  

Finalizimin e këtyre projekteve po mirëpresin banorët e këtyre lokaliteteve pasi që ato po rrisin sigurinë e pjesëmarrëseve në trafik  po mundësojnë qarkullimin më të mirë të mjeteve motorike por po bëjnë edhe lidhjen e vendbanimet në mes tyre.