Nënshkruhet marrëveshje tri palëshe e bashkëpunimit për shfrytëzimin e hapësirës së Qendrës Rinore në Viti
Me këtë rast, ata kanë nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi në mes tyre për shfrytëzimin e hapësirës së Qendrës Rinore Viti nga instituti në fjalë për realizimin e aktiviteteve te projektit "E ardhmja Kohesive".
Përndryshe, bëhet me dije se qëllimi i projektit "E ardhmja kohesive" është edhe funksionalizimi i qendrës së komunitetit.
Marrëveshja përfshin disa aktivitete që do të realizohen nga ky projekt dhe atë në fund të shtatorit të vitit 2026.
Sipas kësaj marrëveshje tri palëshe, ndër tjerash parashihet edhe të bëhet rregullimi i hapësirës së Qendrës Rinore Viti me inventar të ri sipas nevojës dhe me qëllim të funksionalizimit të plotë të kësaj qendre dhe disa punë të tjera.
Përndryshe ky projekt mbështetet nga The Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF)