Po vazhdojnë punimet në realizimin e projekteve të shumta në Viti

VitiPostuar: 17:40 / 06.11.2023

Ai, bëri me dije se me një dinamikë të punimeve është duke u realizuar projekti përgjatë lumit “Morava e Binçës”, përkatësisht nga kisha Ortodokse deri të objekti i “Gorenjes”, si dhe pjesën tjetër në daljen e qytetit në drejtim të Kllokotit.

Po ashtu, ai pa nga afër punimet tek objekti i ri i gjykatës, objekti i ri i Zjarrfikësve, në hapësirën para shkollave të mesme, rregullimi i hapësirave gjelbëruese tek sheshi “Rashit Mustafa- Komandant Karadaku”, renovimi i QKMF-së së qytetit.

Kryetari Haliti, tha me këtë rast se, vazhdon të jetë i përkushtuar që me realizimin e këtyre projekteve të ofroj një qasje me të mirë të qytetarëve sa i përket qarkullimit, si të këmbësorëve po ashtu edhe të automjeteve.
 

Lajme / VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...