Rregullohen rrethojat e oborrit të shkollës së mesme të lartë në Pozheran

VitiPostuar: 14:19 / 10.11.2023

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjatë vizitës që i ka bërë punimeve që janë duke u kryer, ka thënë se do të vazhdohet edhe më tutje me investimet në shkollat e kësaj komune, në mënyrë që kushtet për nxënësit dhe personelin arsimor të përmirësohen dukshëm.

“Janë realizuar një sërë projektesh të rrethojës së oborreve të shkollave dhe do të vazhdojmë tutje”, është shprehur kryetari Haliti.

Gjithashtu, kanë vizituar edhe ambientet e brendshme të shkollës, ku është bërë furnizimi me inventar të ri.
 

Lajme / VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...