Vitia me aktivitete të shumta po shënon 16 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

VitiPostuar: 11:46 / 17.02.2024

Zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Vitisë foli  për rëndësinë e kësaj dite.
“ Sot po kujtojmë 17 shkurtin si një nga ngjarjet më kulmore historike për Kosovën dhe qytetarët e saj. Kujtojmë këtë festë të madhe të pavarësisë së Kosovës për të cilën të gjithë se bashku punuam dhe sakrifikuam shumë”,  u shpreh Aliu. Ai tha se 16 vjet më parë, konkretisht më 17 shkurt 2008, historia e Kosovës, u shkrua në një kapitull të ri. Sipas tij kjo datë shënoi një moment epokal në rrugën e këtij vendi drejt lirisë dhe pavarësisë së plotë.

Ndërsa kryesuesi i Kuvendit Bekim Azizi, tha se me 17 shkurt në një seancë të jashëzonshme me një pikë të rendit të ditës ku Kosova është shpallur shtet i pavurar se demoraktik ku u kurorizua mundi dhe sakrifica.
Ai tha se pas vitit 1912 kur Kosova mbeti jashtë trojeve  shqiptare vazhdoj rezitenca paqësore por edhe deri në luftën e UCK-së që Kosova të clirohet nga okupatorit të atëhershëm duke përmendur ndihmen edhe të faktorit ndërkombtarë dhe të NATOS-së. Ai tha institucionet duhet përherë të punojnë për të mirën e vendit dhe atë më të gjithë.

Ndërkaq nga OVL-UÇK në Viti ,  të pranishmit i ka përshëndetur z. Abdyl Bajrami, i cili ju uroj atyre edhe këtë festë shtetërore.

Më pas, prej orës 10:00, janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Viti, ku udhëheqës të Institucioneve komunale, Organizatave të dala nga lufta, Institucioneve tjera, organizatave e shoqatave jo qeveritare dhe qytetarë të tjerë, kanë vënë kurora lulesh.

Ndërkohë, shënimi i 17 shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Kosovës, u karakterizua me një varg aktivitetesh kulturore e sportive në komunën e Vitisë. Gjatë ditës së djeshme u bë promovimi i librave të autorit Dr.Sc. Samet Dalipi kurse më parej janë mbajtur edhe disa aktivitete sportive. Kurse sot  pritet që me fillim në ora 11:00 të mbahet edhe koncerti festiv në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti si dhe një ekspozitë e artit pamor në Galerinë e arteve poashtu në shtëpinë e kulturës.