Vitia pjesë e brendit turistik të Kosovës
VitiPostuar: 14:35 / 01.02.2024
Në këtë takim u tha se krijimi i brendit turistik për komunën e Vitisë, është drejtë finalizimit dhe se pritet që të ketë një web-faqe e cila do të plotësohet me të gjitha informacionet e nevojshme dhe të detajizuara rreth ç’do pike turistike në Viti. Me këtë, turistëve të huaj do t’ju mundësohet qasje më e lehtë në destinacionet me rëndësi kulturore dhe historike, dhe pritet të rritet potenciali për zhvillimin e turizmit dhe rritjes së fluksit të turistëve, në këtë komunë.
Më konkretisht, përmes këtij projekti është gati të krijohet brendi turistik dhe strategjia e promovimit të destinacionit, që e identifikon dhe e cilëson komunën e Vitisë, si destinacion konkurrues.