Vitia pjesë e Projekti të AQH-së për mbështetje të shërbimeve shëndetësore në katër vitet e ardhshme
VitiPostuar: 12:01 / 28.02.2024
Ky projekt që financohet nga SDC (Agjensioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim), mbështet reformimin e shëndetësisë primare në Kosovë që nga viti 2016.
Komuna e Vitisë do të jetë pjesë e këtij projekti, në kuadër të fazës së tretë 2024-2027.
AQH ka për synim të zgjeroj mbështetjen e tij edhe për institucionet shëndetësore primare të komunave të Kosovës, të cilat nuk kanë qenë pjesë e projektit në dy fazat e para, u tha në këtë takim, e ku ishin të pranishëm edhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Merrushe Ahmeti e drejtoresha e QKMF-së, Vjollca Kadolli.