142 mijë euro për digjitalizimin e shkollave të Vushtrrisë
VushtrriPostuar: 18:25 / 04.09.2023
Digjitalizimi i shkollave mbetet një nga prioritetet e mia gjatë këtij mandati qeverisës. Kështu deklaroi kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, teksa bëri të ditur se vetëm këtë vit janë ndarë 142.000 euro për digjitalizimin e shkollave, që përfshinë pajisjen e shkollave me kompjuterë, smart TV, projektor dhe pajisje tjera të IT-së.
I pari i Vushtrrisë, tha se investimi i fundi është në Gjimnazin “Eqrem Çabej”, ku sot është përuruar klasa digjitale në vlerë prej 30.000€.
“Tashmë nxënësit do të kenë mundësi që hulumtimet dhe testimet t’i bëjnë në mënyrë digjitale. Përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe krijimi i kushteve më të mira për punë për mësimdhënësit, vazhdojnë të jenë prioritet i punës time”, tha kryetari Idrizi.