57 mijë euro për autoambulancën e re në Vushtrri

VushtrriPostuar: 13:44 / 18.08.2023

I pari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se është i përkushtuar në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për vushtrriasit.

“Kemi blerë një autoambulancë të re për QKMF-në e Vushtrrisë, e cila do të ndihmojë në avancimin e shërbimeve emergjente shëndetësore për qytetarët”, deklaroi kryetari Idrizi.