Bëhet përurimi i shtatë rrugëve në Vushtrri

VushtrriPostuar: 13:03 / 20.10.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Idrizi:

Në prani të shumë qytetarëve, përuruam ndërtimin me kubëza të gjithsej 7 rrugëve:

1.Rruga “Bekim Zenuni”
2.Rruga “Mursel Hyseni”
3.Rruga “Fehmi Tahir Istrefi”
4.Rruga “Adem Ademi”
5.Rruga “Miftar Hasani”
6.Rruga “Hazir Xhaka” dhe
7.Segmenti i rrugës “Bahri Kuqi”

Me këto investime kemi përmirësuar infrastrukturën rrugore të banorëve që jetojnë përgjatë këtyre rrugëve, e të cilët u shprehën falënderues, por edhe të kënaqur me punimet e realizuara.