Edhe Komuna e Vushtrrisë përfituese e një autofshese nga Granti i performancës komunale

VushtrriPostuar: 23:42 / 25.07.2023

Komuna e Vushtrrisë, gjatë ditës së djeshme, ka pranuar autofshesën, të cilën e ka përfituar në kuadër të projektit “Granti i Performancës Komunale-Mjedis i Pastër”, nga GIZ dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të pajisjeve për mirëmbajtje të rrugëve, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se krijimi i një ambienti të pastër është prioritet i punës së tij.