Komuna e Vushtrrisë partnere e projektit të USAID Aktiviteti Kontrata Sociale

VushtrriPostuar: 20:29 / 30.08.2023

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se programi “Kontrata Sociale” do ju shërbejë që të krijohet një bashkëpunim edhe më efektiv i qeverisë komunale me qytetarët.

“Në punëtorinë dy ditore është diskutuar për takimet publike, dëgjimet buxhetore që i organizon Komuna e Vushtrrisë, si dhe takimet e drejtpërdrejta me qytetarë çdo të premte që u vlerësuan lartë nga USAID si metodë që e avancon komunikimin qeveri-qytetarë”, tha kryetari Idrizi.

Kreu i Vushtrrisë, tha se janë të përkushtuar që ky program të implementohet në mënyrën më të mirë.