Komuna e Vushtrrisë shënon Ditën Ndërkombëtare për Personat me Nevoja të Veçanta
“Pa Limit”, u quajt shfaqja që u ekzekutua nga klubi teatrot “Handikos” në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, përmes së cilës u tregua një ngjarje nga jeta e përditshme e këtij grupi të shoqërisë. Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, kjo shfaqje solli rrëfime dashurie, dhe shpërfaqi potencialin e dëshirën e të jetuarit pa kufizime.
Përveç shfaqjes, u organizua edhe ekspozitë me punime të personave me nevoja të veçanta, e cila u mbajt në hollin e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”.
Në anën tjetër, Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, e ka shënuar me dy aktivitete edhe Njësiti Komunal për Drejtat e Njeriut, e që ishin vizitë Shtëpisë Rezidenciale në Lumadh dhe diskutim për sfidat e personave me aftësi të kufizuara në Qendrën Rinore “Hareja”.