Komuna e Vushtrrisë shënon progres në transparencë buxhetore

VushtrriPostuar: 15:49 / 16.08.2023

Për vitin 2022, Komuna e Vushtrrisë është renditur në vendin e 9 me gjithsej 93.5 pikë, ndërsa në vitin 2021 ishte renditur në vendin e 17 me 62 pikë.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka deklaruar se transparenca ndaj qytetarëve do të vazhdojë të përmirësohet.

“Jemi zotuar për qeverisje transparente dhe me duar të pastra, zotim të cilin do ta përmbushim deri në fund”, tha ai.