Komuna e Vushtrrisë vazhdon mbështetjen për bujqit vushtrrias

VushtrriPostuar: 14:11 / 03.04.2024

Njoftimi i plotë i kryetarit Idrizi:

“NË MBËSHTETJE TË BUJQVE
Komuna e Vushtrrisë edhe këtë vit do të mbulojë 50% të shpenzimeve për ujitjen e tokave bujqësore për bujqit vushtrrias, pasi që sot bashkë me kryeshefin e N.H “Ibër Lepenc”, z.Faruk Mujka, e nënshkruam Memorandumin e bashkëpunimit, përmes të cilit do të përfitojnë bujqit tanë.
Mbështetja për bujqit do të jetë e vazhdueshme!”