Komuna e Vushtrrisë vazhdon përkrahjen për fermerët

VushtrriPostuar: 19:20 / 04.10.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Idrizi:

Vazhdon përkrahja për fermerët tanë

Sot, kam nënshkruar thirrjen për subvencionimin e fermerëve me:

-4 euro për shoqëri bletësh
-4 euro për krerë dele e dhi
-100 euro për krerë buallice, e që përbën risi në komunën tonë, si subvencionim për këtë specie në zhdukje!

Të gjitha premtimet për fermerët tanë janë duke u realizuar!