Kryetari Idrizi ka mbikëqyrur punimet në renovimin e çerdhes “Foleja”

VushtrriPostuar: 19:33 / 31.07.2023

Pas vizitës që i ka bërë objektit të çerdhes, Idrizi tha se punimet po shkojnë sipas planit dinamik dhe me 1 shtator do të jetë gati për t’i mirëpritur fëmijët.

“Vogëlushët nga 1 Shtatori pjesën më të madhe të ditës do ta kalojnë në ambientin e renovuar të çerdhes “Foleja”. Falë këtij investimi, fëmijët dhe edukatoret do të kenë kushte më moderne për edukim, lojëra dhe zhvillimin e tyre”, tha kryetari Idrizi.