Kryetari Idrizi mbajti takimin e dytë publik me qytetarë për vitin 2023
VushtrriPostuar: 17:16 / 29.12.2023
Para qytetarëve të pranishëm, kryetari Idrizi ka prezantuar punët që janë realizuar gjatë këtij viti, teksa ka folur edhe për projektet që do të realizohen në vitin 2024.
Qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, pjesëmarrës në këtë takim kanë paraqitur pyetjet e kërkesat e tyre, për të cilat morën përgjigje nga kryetari Idrizi.
“Bashkëbisedimi me juve qytetarë për mua është tejet i rëndësishëm, andaj edhe kërkesat që sot i paraqitët do të trajtohen me prioritet nga unë dhe kabineti qeverisës”, tha ndër të tjera kryetari Idrizi.
Në këtë takim me qytetarët prezent ishin edhe drejtorët e Drejtorive Komunale.