Kryetari Idrizi mbikëqyr asfaltimin e rrugëve në Mihaliq dhe Smrekonicë

VushtrriPostuar: 18:17 / 02.08.2023

Përveç në këto dy fshatra, javët e fundit shtrim të rrugëve me asfalt ka pasur edhe në fshatin Vërnicë, Novolan, Dumnicë, Kollë, Akrashticë, Shtitaricë dhe në disa lagje në qytet.

“Punët do të vazhdojnë deri në krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore për qytetarët e komunës tonë”, tha i pari i Vushtrrisë.