Kryetari Idrizi nënshkruan kontratat për rregullimin e disa rrugëve në qytetin e Vushtrrisë

VushtrriPostuar: 14:11 / 29.08.2023

1,713,053.00 euro janë ndarë për infrastrukturën rrugore në qytetin e Vushtrrisë.

Rrugët në të cilat do të punohet janë “Avni Saraçi”, “Viciana”, “Bekim Berisha Abeja”, “Vëllezërit Feka” dhe “Lumni Surdulli”.

“Në këto rrugë që njihen edhe si rrugë arterie të qytetit, parashihet të bëhet asfaltimi, zgjerimi i rrugës, ndriçimi me trupa statik dhe infrastrukturë përcjellëse”, tha kryetari Idrizi.