Kryetari Idrizi nënshkruan marrëveshje për trajnimin e mjekëve vushtrrias

VushtrriPostuar: 19:43 / 05.12.2023

Përmes kësaj marrëveshje, një mjek specialist i mjekësisë familjare nga radhët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, do të ketë mundësi të ndjek leksione moderne, prezantime të rasteve, seminare dhe trajnime praktike në Open Medical Institute në Austri gjithashtu një punë praktike disa mujore në spitalet Austriake.

Inicimi i kësaj marrëveshje është bërë nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, dhe e njëjta do të mundësojë një bashkëpunim të ngushtë me OMI dhe rrjetin ndërkombëtarë të mjekëve nga American Austrian Foundation. Kjo do të ndikoj në rritje të cilësisë dhe të shërbimeve shëndetësore në komunën e Vushtrrisë dhe një shkëmbim të vazhdueshëm të përvojave mes mjekëve vendas dhe atyre të specializuar nga Austria.

Përmes kësaj marrëveshje, mjekët e Vushtrrisë do të kenë mundësi të pasurojnë dijen dhe aftësitë e tyre duke ndjekur leksione dhe trajnime në nivel ndërkombëtar, duke sjellë një kontribut të vyer në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në nivel lokal.