Kryetari Idrizi njofton se me planin e prokurimit për këtë vit do të realizohen 170 projekte në vlerën prej 12,281,862.00 euro
VushtrriPostuar: 10:30 / 04.01.2024
Me planin e aprovuar të prokurimit, Komuna e Vushtrrisë do zhvillojë këto aktivitet:
- 60 kontrata për furnizim në vlerën 1,416,768.00€,
- 48 kontrata për shërbime në vlerën e parashikuar prej 1,096,350.00€,
- 62 kontrata për punë në vlerën e parashikuar prej 9,668,744.00€, dhe
- Konkurset e projektimit në vlerën e parashikuar 50,000.00€.
Plani i Prokurimit për këtë vit, i cili është bërë në koordinim me drejtoritë, është hartuar duke u bazuar në buxhetin e vitit 2024, në mënyrë që ky plan të jetë konkret dhe t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve.
Kujdes i veçantë i është kushtuar kontratave afatgjate 1-3 vite, që të jenë në përputhje me Kornizën Afatmesme Buxhetore të komunës.- ka njoftuar kryetari Idrizi.