Kryetari Idrizi pjesë e Forumit të Kryetarëve për Sigurinë Rrugore që po mbahet në Stamboll

VushtrriPostuar: 12:08 / 30.10.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Idrizi:

FORUMI I KRYETARËVE PËR SIGURINË RRUGORE

Kënaqësi të jem pjesëmarrës në forumin dy ditor për sigurinë rrugore të kryetarëve, që po mbahet në Stamboll të Turqisë. Ky event organizohet nga UN-Habitat, mbështetur nga United Nations Road Safety Fund (UNRSF) dhe qeveria e Turqisë.

Komuna e Vushtrrisë është përzgjedhur të financohet për hartimin e Planit të Mobilitetit përmes ekspertizës që do të ofrohet nga konsulenca e UN-Habitat dhe është komuna e vetme pjesëmarrëse nga Kosova, në këtë event me karakter ndërkombëtar.

Krahas ndërtimit të infrastrukturës, prioritet i yni është edhe rritja e shkallës së sigurisë rrugore!