Kryetari Idrizi priti në takim Driton Bilallin, kryetar i Komunës Trantemo të Suedisë

VushtrriPostuar: 13:38 / 04.08.2023

Ai tha se është kënaqësi kur sheh arritjet e bashkatdhetarëve vushtrrias.

“Kënaqësi e veçantë kur sheh arritje kaq të mëdha të bashkatdhetarëve tanë, ku një djalë i ri, i arsimuar dhe emancipuar mirë, me origjinë nga Pasoma e Vushtrrisë, merr besimin e qytetarëve suedez dhe drejton një komunë atje”, tha kryetari Idrizi.