Kryetari Idrizi u prit në takim nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku

VushtrriPostuar: 18:16 / 10.10.2023

Postimi i plotë i kryetarit Idrizi:

TAKIM ME MINISTRIN ÇEKU  

Sot, në ambientet e MKRS - së, u pritëm ngrohtësisht nga ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku, me të cilin trajtuam këto çështje:  

- Restaurimin e objektit të ish-gjykatës;
- Resaturimin e Urës së Gurit;
- Renovimin e Palestrës Sportive “Jeton Tërstena - TOTA";
-Investime në Stadiumin e Qytetit “Ferki Aliu”;
-Mundësinë për futje nën mbrojtje të trashëgimisë kulturore të shtëpisë së Kahriman Pasomës dhe shtëpisë së Selatin Gërxhaliut.  

Për të gjitha këto, morëm zotimin e Ministrit, se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do ta ndihmojë Komunën e Vushtrrisë.

Faleminderit, Ministër Çeku!