Kryetari Idrizi vizitoi disa nga fermerët përfitues të subvencioneve nga Komuna e Vushtrrisë

VushtrriPostuar: 15:17 / 19.10.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Idrizi:

Të gjithë fermerët, pa përjashtim, janë të lumtur dhe falënderues me ndarjen e drejtë, por edhe me shumën e përfituar si subevencion, që komuna ka ndarë për ta, në këtë periudhë qeverisëse afër 2-vjeçare.

Njëjtë ishte edhe fermeri Ukë Mehmeti, nga fshati Oshlan, që mbarështon dele dhe dhi, e që është përfitues direkt i subvencioneve me 4 euro për krerë.

Gëzimi me familje, nga fshati Novolan, mbarështon specien në zhdukje, buallicën, dhe është përfitues direkt i subvencionit, për herë të parelë në komunën tonë, në shumën 100 euro për krerë buallice.

Vizitën e përmbyllëm te Bujari nga Dumnica, që ka 220 koshere me bletë, dhe që përfiton 4 euro për koshere të bletëve.