Mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren për përkrahjen e fermerëve në bujqësi dhe bizneseve në sektorin privat në Komunën e Vushtrrisë

VushtrriPostuar: 17:38 / 19.01.2024

Kjo Rregullore përcakton kriteret, standardet dhe procedurat themelore për financimin publik të personave fizik dhe juridik me qëllim të vendosjes së një sistemi transparent dhe llogaridhënës për financimin me fonde publike të programeve dhe projekteve që janë të interesit publik.

Anëtarët e komisionit para qytetarëve pjesëmarrës në konsultim publik kanë prezantuar Rregulloren, derisa i janë përgjigjur edhe pyetjeve që kanë pasur qytetarët.

Ndërsa, të gjithë të interesuarit komentet e tyre për Draft-Rregulloren mund t’i dërgojnë deri me datën 25.01.2024, në email adresat tefik.maloku@rks-gov.net, fatmir.feka@rks-gov.net, si dhe liridon.lahu@rks-gov.net.