Mbahet konsultimi publik për “Draft-Planin Komunal të veprimit për Parandalim dhe Reagim ndaj Braktisjes dhe Mosregjistrimit në Arsimin e obliguar në Komunën e Vushtrrisë 2024-2026”

VushtrriPostuar: 18:14 / 04.03.2024

Qëllimi i këtij Draft-Plani është koordinimi i veprimeve ndërinstitucionale dhe ngritja e kapaciteteve në nivel lokal dhe shkollor në zbatim të detyrimeve ligjore për parandalim dhe reagim ndaj braktisjes dhe mosregjitrimit të shkollës, duke rritur përfshirjen e fëmijëve në arsim dhe zvogëlimin e braktisjes.

Anëtarët e komisionit para qytetarëve pjesëmarrës në konsultim publik kanë prezantuar Draft-Planin, derisa i janë përgjigjur edhe pyetjeve që kanë pasur qytetarët.

Ndërsa, të gjithë të interesuarit komentet e tyre për Draft-Planin mund t’i dërgojnë deri më 15.03.2024, në email adresat: edonashotani@rks-gov.net, enver.bajrami@rks-gov.net, nazmijeosmani@live.com, si dhe visarsad@gmail.com.