Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Vushtrrisë
VushtrriPostuar: 19:01 / 11.09.2023
Mbledhja u kryesua nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili i falënderoi qytetarët dhe institucionet e sigurisë për bashkëpunimin.
Në këtë takim u bë vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Vushtrrisë, për çka u tha se situata është e qetë dhe stabile.
Përveç temave të përcaktuara në rend të ditës, me propozim të kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, u diskutua zjarr vënia në disa lokalitete, të miturit që kërkojnë lëmoshë dhe dëmtimi i ndriçimit publik në disa lagje.
Kryetari Idrizi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre dhe ta ruajnë ambientin.