Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Vushtrrisë
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nënkryetari Shpëtim Zhegrova, si dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Pikat e rendit të ditës të cilat u shqyrtuan nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa janë:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, mbajtur më 13.10.2023;
2. Shqyrtimi i Raportit i Komisionit Komunal të Aksionarëve i N.P.L. “Përparimi” SH.A për vitin 2022;
3. Shqyrtimi i Propozim – vendimit për caktimin e normave tatimore të pronave;
4. Shqyrtimi i Informatës lidhur me zbatimin e Planit Zhvillimor Komunal;
5. Shqyrtimi i Informatës lidhur me rezultatet (ecurinë) e dhënies në shfrytëzim të pronës komunale;
6. Shqyrtimi i Informatës për menaxhimin e mbetjeve në Komunën e Vushtrrisë;
7. Shqyrtimi i Informatës lidhur me strukturën e bizneseve, numrin e të punësuarve dhe zhvillimin e bizneseve në Komunën e Vushtrrisë;
Këto pika të rendit të ditës, pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së do të jenë në rend të ditës në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.