Mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Vushtrrisë
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nënkryetari Shpëtim Zhegrova, si dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Pikat e rendit të ditës të cilat u shqyrtuan nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa janë:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, mbajtur më 13.12.2023;
2. Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve për periudhën janar – dhjetor 2023;
3. Shqyrtimi i Propozim – vendimit për pagesën e shujtave ditore për zyrtarë të administratës së komunës;
4. Shqyrtimi i Propozim – vendimit për ndarje të mjeteve financiare - Ndërmarrjes Publike Lokale “Përparimi” Sh.a në Vushtrri;
5. Shqyrtimi i Propozim – vendimit për ndarje të dekoratës “Nderi i Qytetit” për Heronjtë e Kosovës: Enver Zymberi (post mortum) dhe Afrim Bunjaku (post mortum);
6. Shqyrtimi i Propozim – vendimit për financim të shkollimit të fëmijëve të Heronjve të Kosovës Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku;
7. Shqyrtimi i Propozim – vendimit për ndryshim dhe plotësim të vendimit për KKSB-në.
Këto pika të rendit të ditës, pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së do të jenë në rend të ditës në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet me datë 25 janar 2024.