Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Vushtrrisë
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, mori pjesë nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Shpëtim Zhegrova, si dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Pikat e rendit të ditës të cilat u shqyrtuan nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa janë:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, mbajtur më 17.01.2024;
2. Shqyrtimi i Raportit periodik për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në raportin e auditimit nga ZKA për Komunën e Vushtrrisë për vitin 2022;
3. Shqyrtimi i Informatës për shërbimet shëndetësore për vitin 2023 në Komunën e Vushtrrisë;
4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërim të komisionit për ndarjen e bursave;
5. Shqyrtimi i Informatës lidhur me procedurën e kërkesave për lejet ndërtimore për vitin 2023;
6. Shqyrtimi i Raportit për punën njëvjeçare të Komitetit për Komunitete për vitin 2023;
7. Shqyrtimi i Informatës për punën e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2023;
8. Shqyrtimi i Planit të Punës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2024;
9. Shqyrtimi i Informatës për gjendjen e sigurisë në Komunën e Vushtrrisë për vitin 2023;
10. Pyetje dhe përgjigje.
Këto pika të rendit të ditës, pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së do të jenë në rend të ditës në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.