Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë

VushtrriPostuar: 18:57 / 28.12.2023

Mbledhja është udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Melihate Basholli Latifi, ndërsa mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nënkryetari Shpëtim Zhegrova, si dhe drejtorët e drejtorive komunale.

Pikat e rendit të ditës që u diskutuan dhe u miratuan me shumicë votash në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës janë:

1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, mbajtur më datë 27-28 korrik vazhduar më datën 30 nëntor 2023;
2. Shqyrtimi dhe aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, mbajtur më 30 nëntor.2023;
3. Shqyrtimi dhe aprovimi i Draft-Planit të Punës së Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë për vitin 2024;
4. Shqyrtimi dhe aprovimi i Draft-Planit të Punës së Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë për vitin 2024;
5. Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim-vendimit për publikimin e listës së pronave të Komunës së Vushtrrisë për dhënien në shfrytëzim për vitin 2024;
6. Shqyrtimi i Informatës për shërbimet sociale dhe të asistencës në Komunën e Vushtrrisë;
7. Shqyrtimi dhe aprovimi i raportit të Komisionit lidhur me shfrytëzimin e pronës komunale ZK-Gracë;
8. Shqyrtimi dhe aprovimi i raportit të Komisionit lidhur me shfrytëzimin e pronës komunale-tokat bujqësore në Komunën e Vushtrrisë;
9. Shqyrtimi dhe aprovimi i raportit të Komisionit lidhur me shfrytëzimin e pronës komunale- lokaleve afariste-kiosqeve;
10. Shqyrtimi i raportit të Komisionit të aksionarëve të Kompanisë Regjionale “Uniteti”;
11. Rishqyrtimi i Draft-Rregullores për Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale;
12. Rishqyrtimi i Propozim-vendimit për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal 2024-2032;
13. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për mbështetjen financiare për Nasuf Aliun në vlerë prej 3.000 euro;
14. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për lirimin nga qiraja bizneset që gjendën në shesh.

Ndërsa, pika e rendit të ditës Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim-vendimit për lirimin nga taksa për shfrytëzimin e hapësirës publike në hollin hyrës (korridorin qendror) të Komunës për më pak se një vit, është shtyrë për mbledhjen e radhës.

Për më shumë, mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë të datës 28 dhjetor 2023 mund ta ndiqni edhe në ueb-faqen e Komunës: https://kk.rks-gov.net/.../video-mbledhjet-e-kuvendit.../