Mbi 1 milion euro për trajtimin e ujërave të zeza në Komunën e Vushtrrisë

VushtrriPostuar: 14:59 / 19.07.2023

“Nënshkruam kontratat për trajtimin e ujërave të zeza (kanalizime) si kontrata me vlerën më të lartë për projekte kapitale, me çka brenda dy viteve synojmë ta përmbyllim rrjetin për trajtimin e ujërave të zeza”, tha kryetari Idrizi.

Gjatë ditës së djeshme, kreu i Vushtrrisë ka nënshkruar edhe kontratat në vlerën afër 1 milion euro për asfaltimin e rrugëve lokale në fshatra dhe qytet.