Miratohet buxheti i Komunës së Vushtrrisë për vitin 2024
VushtrriPostuar: 14:36 / 26.09.2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Idrizi:
BUXHETI I TRANSFORMIMIT TË VUSHTRRISË, MË I LARTI NDONJËHERË
Sot me shumicë votash është miratuar buxheti i Komunës së Vushtrrisë për vitin 2024, që në total është 26,770,039 euro. Pra, mbi 3 milionë më i lartë se vitin e kaluar.
Ky buxhet gjithëpërfshirës i hap rrugë realizimit të investimeve kapitale në të mirë të qytetarëve vushtrrias.
Për vitin e ardhshëm subvencionet janë rritur për afër 300,000.00 euro, e që do të ndikojnë në fushat si:
-Rini
-Arsim
-Sport
-Shëndetësi
-Bujqësi
I falënderoj asamblistët që votuan për buxhetin e Komunës.
Urime qytetarë të Vushtrrisë!