Në Vushtrri po vazhdon renovimi i shkollave sipas planit dinamik
VushtrriPostuar: 19:26 / 21.08.2023
Renovime po kryhen në gjithsej 12 institucione arsimore.
Renovimet po vazhdojnë në SHFMU “Lumni Surdulli” në Samadrexhë, SHFMU “Enver Hadri” në Smrekonicë, SHFMU “Emin Duraku” në Novolan, SHFMU “Rilindja” në Maxhunaj, SHFMU “Lummadh” në Lumadh, SHFMU “Liria” në Gllavatin, SHFMU “Migjeni” në Stanoc të Epërm, SHFMU “Ali Kelmendi” në Studime të Epërme, SHFMU “Adem Voca” në Pasomë, SHFMU “28 Nëntori” në Vërnicë, SHFMU “Martirët” në Reznik dhe Institucioni Parashkollor “Foleja” në Vushtrri.
“Me këto renovime nxënësit dhe mësimdhënësit do të kenë kushte më të mira për mësim”, deklaroi i pari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.