Një delegacion i Komunës së Vushtrrisë ka qëndruar për vizitë zyrtare në Vaxjo të Suedisë

VushtrriPostuar: 10:49 / 13.11.2023

Ky projekt do të zgjas tri vite dhe ka për qëllim krijimin e mundësisë për qasje në dokumentet e nevojshme për të gjitha qytetarët.

Gjatë kësaj vizite delegacioni i Komunës së Vushtrrisë ka pasur takime dhe prezantime në institucione të ndryshme të Komunës Växjö, si në arkivin lokal, arkivin e Universitetit, Qeveria Regjionale dhe në bibliotekën e qytetit.

Në delegacionin e Komunës së Vushtrrisë bënin pjesë Drejtoresha e Administratës dhe koordinatore e grupit, Hava Mlinaku, Drejtoresha e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Fortuna Krasniqi, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Medina Bunjaku, Drejtori i Arsimit, Albanez Tahiraj, Udhëheqësi i Zyrës së Gjendjes Civile, Bekim Selmani, si dhe Udhëheqësi i Sektorit të Arkivit, Ekrem Miftari.

Ndërkaq, në delegacionin mikpritës nga Komuna Växjö e Suedisë bënin pjesë, Alexander Ëillstedt, koordinator i projektit nga ID, Carina Elmefall, menaxhere komunale, Marie Ulmhed Sjöberg, arkiviste, Cecilia Lodh, asistente, Johanna Håkansson, arkiviste, Luljeta Jetullahu, përkthyese.

Vitin e ardhshëm Komuna e Vushtrrisë do të jetë nikoqire e delegacionit të Komunës Växjö të Suedisë.