Organizohet Simpoziumi i Diabetologjisë në Vushtrri
VushtrriPostuar: 16:01 / 14.11.2023
Për të tretin vit me radhë organizimet për shënimin e Ditës Botërore të Diabetit bëhen me shumë përkushtim nga doktoresha Edita Blakaj Shala, të cilën e falënderoj për punën që bënë me pacientët vushtrrias.
Një falënderim të veçantë për të gjithë mantelbardhët për punën e tyre për zbulimin e hershëm të diabetit tek pacientët.
Përkushtimi i tyre është jetik në ofrimin e kujdesit, udhëzimit dhe shpresës për ata që lundrojnë në sfidat e kësaj sëmundje kronike.
Kjo ditë le të shërbejë për të rritur ndërgjegjësimin për diabetin.