Po vazhdojnë punimet në fshatrat dhe në qytetin e Vushtrrisë

VushtrriPostuar: 17:24 / 28.08.2023

Në fshatin Pasomë është duke u bërë asfaltimi i rrugës “Llanaku”, ndërsa shtrirja e rrjetit të kanalizimit është duke vazhduar në fshatin Pasomë në rrugën “Azem Hajdari” dhe në fshatin Stanoc i Poshtëm në lagjen “Bregaj”.

Punimet po vazhdojnë edhe në qytet, ku është duke u realizuar projekti për shtrimin e rrugëve me kubëza në segmentin e rrugës “Bahri Kuqi” dhe rrugës “Adem Ademi”.