Shëndetësisë vushtrriase i shtohet edhe një Autoambulancë

VushtrriPostuar: 19:08 / 26.09.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Idrizi:

EDHE NJË AUTOAMBULANCË PËR SHËNDETËSINË VUSHTRRIASE

Pata kënaqësinë të mirëpres në Komunë donatorët, Shaban Krasniqi dhe Fitim Krasniqi, që shëndetësisë vushtrriase i dhuruan një autoambulancë.

Në shenjë falënderimi për kontributin e tyre për avancimin e shëndetësisë, ju ndamë mirënjohje Shaban Krasniqit dhe Fitim Krasniqit, si dhe një falënderim të veçantë për Blerim Selimin për kontributin e vazhdueshëm për shëndetësinë vushtrriase.