SHMU-2 në Vushtrri pranon pajisje teknologjike nga OSBE
VushtrriPostuar: 17:22 / 05.02.2024
Në ceremoninë zyrtare të pranimit të këtij pajisjeve teknologjike mori pjesë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, drejtori për Arsim, Albanez Tahiraj, nga Misioni i OSBE-së morën pjesë drejtori i Departamentit për siguri publike Edward Anderson, shefi i sektorit Zoran Mitrevski, si dhe zyrtari i lartë Erduan Gjigolli.
Kreu i Komunës së Vushtrrisë falënderoi misionin e OSBE-së për këtë donacion për të cilin tha se është tejet i mirëseardhur për shkollën, derisa theksoi se digjitalizimi i shkollave vazhdon të jetë prioritet i qeverisë komunale.