Urimi i kryetarit Idrizi për Festën e 28 Nëntorit

VushtrriPostuar: 10:33 / 28.11.2023

Urimi i plotë:

GËZUAR 28 NËNTORI

Të dashur shqiptarë kudo që jeni, Gëzuar 28 Nëntori, dita më e lavdishme e kombit tonë.

Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe dalja për herë të parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gjitha këto ngjarje në një datë e bëjnë 28 Nëntorin festën më madhështore të kombit tonë.

Të gjithë shqiptarëve kudo që janë, gëzuar 28 Nëntori!