Vazhdojnë punimet në qytetin dhe fshatrat e Vushtrrisë

VushtrriPostuar: 23:46 / 09.08.2023

Në fshatin Pestovë, dje Drejtoria për Shërbime Publike ka nisur punën për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit.

Në anën tjetër, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në fshatrat Pantinë, Karaçë dhe Gojbulë ka bërë pastrimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve, me qëllim që të minimizohet mundësia e vërshimit të tokave bujqësore dhe shtëpive përreth.

Ndërkaq, gjatë ditës është bërë edhe pastrimi i hapësirave publike në qytet.