Vazhdon digjitalizimi i shkollave në Komunën e Vushtrrisë

VushtrriPostuar: 15:19 / 09.10.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Idrizi:

DIGJITALIZIMI PRIORITETI YNË

Bashkë me drejtorin e DKA-së, vizituam  SHMU – 2, ku u pritëm nga drejtori i shkollës, dhe stafi i tij.

Morëm pjesë në përurimin e laptopëve dhe smart – tabelave digjitale, në vlerë 10,000.00 euro, investim i Komunës së Vushtrrisë. Kjo shkollë, me shumë rezultate në mësime, do të mbështetet edhe në të ardhmen. Për vitin 2024 kemi ndarë 30,000.00 euro për rregullimin e oborrit të shkollës.