Vihet gurthemeli i Sheshit "Hasan Prishtina" në qytetin e Vushtrrisë
Me rastin e fillimit të punimeve, kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, ka vlerësuar shumë projekt të rëndësishëm për figurën emblematike të Vushtrrisë dhe gjithë Kombit shqiptar.
“Kemi vu gurthemelin e figurës më emblematike që ka qyteti jonë, Kosova dhe mbarë kombi shqiptar, Sheshit “Hasan Prishtina”.
Kryetari Tahiri ka thënë se është mirënjohës ndaj Agjencisë shtetërore për memorialë e cila e financon nderimin e këtij shteti, derisa ka uruar që objekti të përfundoj me kohë.
Ndërsa Bislim Zogaj, drejtori i Agjencisë shtetërore për monumente tha se është ky një projekt që do të ia shtoj krenarinë jo vetëm Vushtrrisë por edhe gjithë Kosovës, sepse shtatorja e Hasan Prishtinës është shumë domethënëse për gjithë qytetarët e Kosovës.
Ai ka thënë se qytetarët e Vushtrrisë duhet të ndjehen krenar për një park madhështor që do të bëhet në qendër të qytetit.
Ndërtimi i sheshit po bëhet pikërisht në lokacionin ku më herët ka qenë objekti i Komunës së vjetër i cili është rrënuar para tre javësh. /InfoKomuna/