10 mijë euro për sigurim fizik të 2 objekteve të Mamushës

MamushëPostuar: 18:15 / 13.02.2017

Komuna e Mamushës planifikon që të angazhojë një kompani private për sigurimin fizik të objekteve të saj. Për këtë shërbim tashmë është shpallur njoftimi për kontratë në ueb faqen e Komision rregullativ për prokurimin publik.

“Në bazë të kësaj kontrate, do të bëhet sigurimi i rregullt i dy objekteve të Komunës së Mamushës”, shkruan në këtë njoftim, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërkaq, shpjegohet se kohëzgjatja e saj do të jetë 12 muaj nga data e dhënies së kontratës.

Në përshkrimin e shkurtër të lëndës së kontratës thuhet se për sigurimin fizik “në ofertë duhet të jepet çmimi për njësi për një orë për të gjitha shërbimet e rregullta për sigurim të objekteve të Komunës së Mamushës të specifikuara në dosje të tenderit si edhe për shërbimet e veçanta”.

Vlera e parashikuar e kontratës sipas këtij njoftimi është 9 mijë e 994 euro.
/InfoKomuna/

KamenicëKomente: 0 Kuvendi Komunal i Kamenicës mbanë mbledhje të jashtëzakonshme 12:34 / 08.05.2024 Kuvendi Komunal i Kamenicës, ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme, të cilën e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin: Nënkryetari Faton Jakupi, disa nga asambleistët, media dhe OJQ.