Disa fshatra të Gjilanit me qasje të kufizuar në internet

GjilanPostuar: 10:18 / 06.12.2018

Zbatimit i programit për ekonomi digjitale që financohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës ka nxjerrë në pah kufizimet e fshatrave sa i përket qasjes në rrjetin e internetit.

Nga programi për ekonomi digjitale kanë përfituar banorët e 5 fshatrave të Komunës së Gjilanit, ngase në fshatin Gadish, Sllakovc, Kishnapole, Zhegovc dhe Verbicë e Zhegovcit është duke u ndërtuar infrastruktura fikse me qëllim që të mundësohet lidhja e ekonomive familjare me fibër optik, ku edhe do të ofrohen shërbimet e internetit.

Ndërsa në këto fshatra qasje në internet deri tani nuk kanë pasur institucionet shkollore, institucionet shëndetësore dhe zyrat e gjendjes civile, shkruan Koha Ditore.

Në bazë të programit, institucionet publike do të jenë të liruara nga pagesa për 5 vjet nga kompania, e cila do të ofrojë shërbimet e internetit.

KamenicëKomente: 0 Kuvendi Komunal i Kamenicës mbanë mbledhje të jashtëzakonshme 12:34 / 08.05.2024 Kuvendi Komunal i Kamenicës, ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme, të cilën e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin: Nënkryetari Faton Jakupi, disa nga asambleistët, media dhe OJQ.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.