Prizren: Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë

PrizrenPostuar: 15:55 / 14.11.2017

Drejtoria e Policisë rajonale e Prizrenit ka raportuar se dje, në orët e pasdites, është arrestuar i dyshuari I. M i cili para disa ditëve kishte kryer veprën penale Vrasje ne Tentative.

Policia e Prizrenit bën të ditur se tanimë ka siguruar prova të besueshme që e vërtetojnë dyshimin e bazuar.

Të dyshuarit i është sekuestruar arma e tipit Walther me shtatë fishekë dhe një karikator, me te cilën ka kryer veprën.Sipas policisë i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës.

I njëjti ka pranuar se e ka kryer veprën. Pas intervistës me vendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.