Naim Pira, rizgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë

VitiPostuar: 16:13 / 08.12.2017

Gjatë seancës inauguruese të Kuvendit Komunal të Vitisë që u mbajt para pak çastesh, pas procesit të betimit të kryetarit dhe të 27 këshilltarëve të zgjedhur në zgjedhjet e 22 Tetorit të këtij viti u mbajt procesi për zgjedhjen e kryesuesin e Kuvendit Komunal të Vitisë, përcjell InfoKomuna.

Në këtë seancë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, u propozua për kryesues të këtij kuvendi, Naim Pira kurse nga Lëvizja Vetëvendosje është propozuar Remzi Saliu. Pas numërimit të votave në pranë të komisionit u bë me dije se Naim Pira, i cili deri me tani ka udhëhequr këtë organ ka marrë shumicën e votave. z. Pira ka marrë 15 vota kurse kundër kandidati i tij, Remzi Salihu 11. E një votë ishte e pavlefshme.

Me këtë rast kryesuesi i rizgjedhur, Naim Pira ka falënderuar këshilltarët për besimin e dhënë që të udhëheq edhe për katër vite Kuvendin Komunal të Vitisë duke u zotuar se do të bashkëpunoj ngushtë me këshilltarët në interes të qytetarëve të kësaj komune.
/InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.