Studentët sërish kundërshtojnë vendimin për uljen e bursave

PrishtinëPostuar: 14:49 / 11.01.2018

Organizata Studentore “Reforma” dhe studentë të Fakultetit të Arteve kanë kundërshtuar sot vendimin e para disa ditëve të Këshillit Drejtues të UP-së për uljen e vlerës së bursës studentore.

Ata kërkuan që  të mos ulet vlera e bursës studentore, e cila me një vendim të Këshillit drejtues të UP-së nga 600 është zbritur në 500 euro.

Me këtë rast, studentët e Fakultetit të Arteve të Bukura të UP-së përmes këngës shprehën protestën e tyre kundër uljes së bursës studentore.

Ndryshe, ditë më parë rektori i UP-së, Marjan Dema ka thënë se ka disponim që ky vendim të rishikohet dhe të vendoset në favor të studentëve. 

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.